Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spalletti do të emërohet selektor i Italisë

Luciano Spalletti

Ish-trajneri i Napolit, Luciano Spalletti pritet ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Italisë, ka njoftuar “Football-Italia” të hënën.

Mësohet se Spalletti është favorit për këtë post dhe po pëlqehet shumë nga Federata e Futbollit të Italisë.

Negociatat mes palëve pritet të fillojnë këtë javë, ndërsa në federatën italiane po shpresojnë që Spallettin ta zyrtarizojnë javën e ardhshme.

Italia është pa selektor, pasi Roberto Mancini të dielën dha papritur dorëheqje dhe Spalletti është i papunë.

Ai në fund të edicionit të shkuar u largua nga Napoli pasi e fitoi titullin e kampionit të Italisë.

Megjithatë, federata italiane duhet të paguajë 3 milionë euro për t’ia shkëputur Spallettit kontratën me Napolin.

Mësohet se Spallettit do ti ofrohet kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh për ta pranuar postin e selektorit të Italisë.

Artikuj të ngjashëm