Mbrojtësi Giovanni Di Lorenzo është duke e dëshiruar largimin nga skuadra e Napolit në verën e këtij viti. Agjenti i Di Lorenzos, Mario Giuffredi të hënën në një intervistë për “TvPlay”, ka konfirmuar se Di Lornzo nuk është i lumtur me situatën e tij në klub dhe po e mendon largimin nga skuadra në verë.
“Ai nuk ndjen besim, kështu që po, Di Lorenzo është gati të largohet, ne e informuam klubin. Presidenti De Laurentiis është i hapur për të shitur Giovannin në rast të ofertës së mirë”, është shprehur Giuffredi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoItaliani është pjesë e Napolit nga viti 2019. Ai u transferua nga Empoli për dhjetë milionë euro. Di Lorenzo e mbanë edhe shiritin e kapitenit te Napoli që dy vite.
30-vjeçari në edicionin 2023/2024, ka shënuar dy gola dhe ka bërë tetë asistime në 47 paraqitje për Napolin.