Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lucca i bashkohet Napolit nga Udinese

Lorenzo Luccas

Napoli e ka konfirmuar të premten transferimin e Lorenzo Luccas në formë huazimi, me opsionin e blerjes së tij. 

Sulmuesi italian ishte pjesë e Udineses në edicionin e kaluar, por tani do ta vazhdojë karrierën te kampioni në fuqi i Italisë. 

Lucca është transferimi i katërt i Napolit në këtë afat kalimtar, pas Kevin De Bruynes, Luca Marianuccit dhe Noa Langut. 

Transferimi i plotë i tij në verën e ardhshme mund të kompletohet për 35 milionë euro. 

Lucca ka shënuar 20 gola në 70 paraqitje për Udinesen. 

Edhe Zyrtare, Lucumi te Juventusi për 20 milionë euro Futboll Zyrtare, Lucumi te Juventusi për 20 milionë euro

24-vjeçari ka luajtur edhe për Pisan, Palermon, Ajaxin dhe Vicenzan. 

Ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Italisë në tetor të vitit të kaluar, ndërsa ka luajtur në pesë ndeshje.