Sulmuesi italian, Lorenzo Insigne, pritet që së shpejti të kthehet në Serie A.
Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Insigne do t’i bashkohet skuadrës së Lazios si lojtarë i lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInsigne ka arritur marrëveshje me Lazion. 34-vjeçari ka qenë pa klub që nga vera.
Ai së fundi u paraqit për skuadrën nga Kanadaja, Toronto.
Te Toronto, që garon në MLS, qëndroi për tre vjet.
Ndeshjen e fundit me Toronton e zhvilloi në fillim të muajit qershor.
Sulmuesi i krahut të majtë në Itali ka luajtur gjatë për Napolin.
Ai me napolitanët zhvilloi 434 ndeshje duke kontribuar me 122 gola dhe 95 asistime. Me Napolin dy herë e fitoi Kupën e Italisë, kurse një herë Superkupën.
Insigne me Përfaqësuesen e Italisë ka dhjetë gola të shënuar në 54 paraqitje.
E fitoi Kampionatin Evropian të vitit 2021.