Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Në Serie A vëmendja te ndeshja Juventus – Lazio

juventus

Pas dy fitoreve radhazi në Serie A, Juventusi është kthyer në katër pozitat e para në tabelë.

Juve ka 45 pikë në vendin e katërt. Plotë dhjetë pikë është prapa liderit, Interit.

Juventusin, skuadrën ku aktivizohet sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, të dielën nga ora 20:45 e pret ndeshje e vështirë ndaj Lazios.

Ky ballafaqim është i vlefshëm për xhiron e 24-t të kampionatit italian.

Juve të enjten u eliminua nga Kupa e Italisë. Në çerekfinale u mposht nga Atalanta me rezultatin e thellë, 3:0.

Edhe Zhegrova e Juventusi pësojnë thellë në Torino Futboll Zhegrova e Juventusi pësojnë thellë në Torino

Lazio ka 32 pikë dhe e zë vendin e tetë. Po lufton për të dalë në gjashtë pozitat e para që dërgojnë edicionin e ardhshëm në garat evropiane.

Lazio në pesë ndeshjet e fundit në kampionat ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

“Zonja e Vjetër” ka fituar dhjetë nga 18 takimet e fundit ndaj Lazios.

Në total mes dy skuadrave janë zhvilluar 197 ndeshje. Juve prin me 102 fitore. Lazio ka 50 fitore, kurse 45 ndeshje kanë përfunduar pa fitues.

Edhe Juventus – Lazio, derbi në Serie A Futboll Juventus – Lazio, derbi në Serie A

Ndërkohë të dielën nga ora 18:00 luan lideri, Interi, si mysafir ndaj Sassuolos. Pjesë e Sassuolos është portieri i Kosovës, Arijanet Muriq. Sassuolo ka 29 pikë në vendin e 11-të.

Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, të shtunën nga ora 18:00 luan në udhëtim te Genoa. Napoli është në pozitën e tretë me 46 pikë. Genoa e zë vendin e 14-të me 23 pikë.