Futboll

Kampioni i Italisë forcohet me një sulmues holandez

Noa Lang

Kampioni i Italisë në futboll, Napoli, ka prezantuar sulmuesin holandez, Noa Lang. 26-vjeçari iu bashkua Napolit nga skuadra e PSV Eindhovenit. Transferimi i sulmuesit Lang, Napolit, i kushtoi 28 milionë euro.

Ai ka nënshkruar kontratë me napolitanët deri në vitin 2030.

“Pas dy sezonesh me dy trofe të fituar, është koha që unë të bëj hapin tjetër në karrierën time”, tha lojtari i ri i Napolit të enjten.

Për përfaqësuesen e Holandës, Lang ka shënuar tri gola në 14 ndeshje.