Edhe pse ishte pranë transferimit në Arabinë Saudite, sulmuesi Matteo Politano do të mbetet pjesë e skuadrës së Napolit.
“Calciomercato” ka raportuar të martën se Politano ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës, që do të bëhet zyrtare së shpejti.
Me rinovimin e kontratës, Politani do të jetë pjesë e Napolit deri në verën e vitit 2027. Ai iu bashkua Napolit në vitin 2020 dhe kontrata aktuale i skadon në vitin 2025.
Në 28 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, 30-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë pesë asistime për Napolin, ekip me të cilin edicionin e shkuar u shpall kampion i Italisë.
Artikuj të ngjashëm