Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Politano transferohet në Arabinë Saudite

Sulmuesi i Italisë, Matteo Politano, do të largohet nga skuadra e Napolit për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite. Ai gjatë javës së ardhshme do të transferohet te skuadra Al Shabab, e cila ka arritur marrëveshje me Napolin për kartonin e tij.

Al Shabab do të paguajë 12 milionë euro për Politanon, i cili me ekipin saudit do të firmosë kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh.

Politano ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025, ndërsa në Itali ka luajtur edhe për Interin, Sassuolon, Romën e Pescaran. Këtë edicion, Politano ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asistime në të gjitha garat për Napolin. 30-vjeçari ka edhe 12 paraqitje e dy gola të shënuar për Italinë.

Artikuj të ngjashëm