Sulmuesi francez Ousmane Dembele ka refuzuar të transferohet te Paris Saint-Germaini, raporton “RMC Sport” të mërkurën.
Barcelona e Paris Saint-Germain ishin pranë të arrinin marrëveshje shkëmbimi, ku Neymar do të rikthehej te skuadra katalonjase, por Dembele refuzoi lëvizjen. Ishte ofruar Dembele dhe një shumë e parave për Neymarin, por kjo mundësi ka dështuar.
Po ashtu është raportuar se Parisi ka kërkuar 100 milionë euro dhe Nelson Semedon për Neymarin, mirëpo Barcelona ka ofruar 160 milionë euro për t'i paguar gjatë tre vjetëve, transmeton “Koha Ditore”. Barcelona e Paris Saint-Germain kanë negociuar gjithë verën për rikthimin e Neymarit në “Camp Nou”.
Më herët në pazar ishte ofruar braziliani Philippe Coutinho, lojtar që është huazuar tashmë te Bayern Muencheni.