Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembele drejt PSG-së

Dembele do t’i bashkohet PSG-së

Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele, sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdojë në Francë.

“Mundo Deportivo” ka raportuar të premten se Dembele do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Thuhet se Dembele tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin francez, e cila do të bëhet zyrtare së shpejti.

Dembele te Parisi do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Barcelonën, të cilën ka refuzuar ta rinovojë me gjithë tri ofertat e ekipit spanjoll.

25-vjeçari me Parisin do të firmosë kontratë katërvjeçare dhe do të jetë në mesin e futbollistëve më të paguar në klub.

Artikuj të ngjashëm