Barcelona është pajtuar për transferimin e Ousmane Dembeles nga Borussia Dortmundi për 100 milionë euro.
Diario Sport raporton se dy klubet janë pajtuar për 100 milionë, por klubi gjerman është duke negociuar edhe për 30 milionë euro shtesë.
Lajmi për pranimin e ofertës vjen pak orë para se Dembele të fotografohej duke paketuar gjërat në Mercedesin e tij, transmeton Koha.net.
Gjiganti spanjoll është në kërkim të zëvendësuesit të Neymarit, i cili u transferua te Paris Saint-Germaini për 220 milionë euro.
Përveç Dembeles, Barça pritet të kompletojë transferimin edhe të Philippe Coutinhos nga Liverpooli.
Artikuj të ngjashëm