Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona kërkon 60 milionë euro për Dembelen

Barcelona kërkon vetëm 60 milionë euro nga shitja e sulmuesit anësor francez Ousmane Dembele, shkruan “Marca”.

Dembele u transferua te Barcelona nga Borussia Dortmundi në verën e vitit 2017 për 105 milionë euro, si zëvendësim për Neymarin. Por, ai nuk ka arritur të lë gjurmë dhe ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndime.

Barcelona është duke synuar ta transferojë në verë argjentinasin e Interit, Lautaro Martinez dhe ta kthejë Neymarin nga Paris Saint-Germaini. Dembele pritet të shitet për të mbledhur fonde. Barcelona është e gatshme ta shesë francezi për 60 milionë euro. Liverpooli e Parisi më herët kanë shprehur interesim për Dembelen.

Dembele 22-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2022.