Sport

De Grasse synon të prishë garën lamtumire të Boltit

Tashmë është një prej imazheve kryesore të Lojërave Olimpike “Rio 2016”.

Derisa sprinteri kanadez, Andre De Grasse, dhe Usain Bolt po vraponin krah për krah drejt vijës së finishit në gjysmëfinale, në 200 metra në Rio, ata kthyen kokën nga njëri-tjetri dhe shkëmbyen buzëqeshje, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Bolt siguroi fitoren për 0.2 sekonda më shpejt se De Grasse, duke bërë me gisht tek i riu që po e ndiqte shumë pranë.

Dukej si një veprim i dorëzimit të stafetës, por që Bolt dha një mesazh të qartë: ende nuk është koha Andre.

“Unë shikova nga ai dhe ai shikoi nga unë dhe po qeshte e po thoshte, 'Kurrë nuk do të më mposhtësh mua. Unë po i thosha, 'Po vij për ty, dua të mposhti, dua të jem më i madhi, dua të jem më i miri'“, rrëfen De Grasse.

“Thjesht ndodhi dhe bota qeshi me ne. Unë doja që ai ta dinte se unë po vij. Të mos e marrë lehtë me mua pasi po vij”.

Sipas De Grasses, ai dhe Bolt kurrë nuk do të jenë “rivalë”.

Xhamajkani Bolt, fituesi i tetë medaljeve të arta olimpike në sprint ka njoftuar se do të pensionohet pas Botërorit të atletikës në Londër që nisë të premten. De Grasse po vlerësohet si pasardhës i tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.