Tokio 2020

Italiani i lindur në Teksas nga i panjohuri shndërrohet në pasardhës të Boltit

100 metra në Lojërat Olimpike, është gara që i kthen atletët në mbretër: Jesse Owens, Carl Lewis, Usain Bolt. Në një nga netët më të pazakonta që ndonjëherë i ka parë sporti, tifozët, ekspertët dhe madje edhe vetë garuesit, ndodhi të dielën. Gara që ka përcaktuar prej kohësh mbretërimin olimpik shkoi për një italian të lindur në Teksas, i cili nuk kishte vrapuar për dhjetë sekonda deri këtë vit. Ai është një 26-vjeçar, ditët më të mira të cilit para Olimpiadës erdhën në kërcim së gjati. Ai është një atlet që vrapuesi në baterinë tjetër nuk e dinte me të vërtetë. Në Lojërat Olimpike të Tokios, Marcell Jacobs është njeriu më i shpejtë në botë.

“Unë mendoj se më duhen katër ose pesë vjet për të kuptuar atë që ndodhi”, pranoi Jacobs.

Italiani kaloi kufirin në 9.8 sekonda mbrëmjen e së dielës për të kapur medaljen e parë 100 metra ndonjëherë për vendin e njohur më mirë për aftësitë e tij në futboll. Pietro Mennea fitoi vrapimin 200 metra në Lojërat Olimpike “Moska 1980” dhe Livio Berruti fitoi atë garë në Lojërat e vitit 1960 që u mbajtën në Romë. Edhe në një garë pa favoritë të qartë - amerikani Ronnie Baker ishte kandidat dhe Su Bingtian i Kinës në gjysmëfinale pati kohë prej 9.83 sekondash – Jacobs erdhi nga askund.

Ai kaloi Fred Kerley të SHBA-së, një vrapues i 400 metrave që u zhvendos në distancë më të shkurtër sepse pa një shans për medalje dhe kanadezit Andre DeGrasse, i cili i shtoi një medalje të bronztë tjetër pas asaj që e fitoi në Rio para pesë vjetësh. Kerley përfundoi i dyti me kohë 9.84 sekonda dhe DeGrasse ishte i treti me 9.89 sekonda.

“Unë me të vërtetë nuk di asgjë për të”, tha Kerley për medalistin e ri të artë. “Ai bëri një punë fantastike”.

Rruga e Jacobsit u bë shumë më e qartë për shkak të asaj se cilët prej atletëve nuk ishin në garë. Kampioni në fuqi i botës, Christian Coleman, po vuan një ndalim për shkak të dopingut. Udhëheqësi botëror në vitin 2021 dhe favoriti për të fituar medaljen e artë, Trayvon Bromell, nuk doli nga gjysmëfinalet. Bolt, i cili ka komanduar fazën olimpike dhe çdo tjetër sprint që nga viti 2008, është në pension.

“Bolt e ndryshoi atletikën përgjithmonë”, tha Jacobs. “Unë jam ai që fitoi në Olimpiadë pas tij. Kjo është e pabesueshme. Por nuk mendoj se është koha për të bërë krahasime tani”.

Rekordi botëror i Boltit është 9.58 sekonda. Para së dielës, koha më e mirë personale e Jacobsit ishte 9.95 sekonda.

“Dua të them, që nuk prisja nga një djalosh italian të vraponte për 9.8 sekonda. Mendova se konkurrenca ime kryesore do të ishin amerikanët”, pranoi DeGrasse.

Ndoshta, personi i vetëm në pistë që e njihte vërtet kampionin e ri ishte njeriu që e përqafoi pasi ai kaloi vijën e finishit. Ai ishte Gianmarco Tamberi, kërcyesi i lartë italian së bashku me Mutaz Etta Barshimin e Katarit, e fitoi medaljen e artë.

“Zemra ime po shpërthente nga gëzimi”, pranoi Tamber.

Vetëm një natë më parë ata ishin ulur në dhomën e vogël të Jacobsit në fshatin olimpik duke luajtur videolojëra.

“Ne diskutuam, por pranuam se ishte e pamundur ta fitonte medaljen e artë. Madje, i thashë që as mos të mendoj për të”, kujton Tamber.

Një mbrëmje mjaft e madhe për Jacobsin, i cili lindi në El Paso - djali i një babai amerikan dhe një nëne italiane. Prindërit u ndanë kur Jacobs ishte 6 muajsh dhe ai u transferua në Itali dhe nuk u njoh kurrë me babanë e tij. Ata u rilidhën rreth një vit më parë me telefon, ndërsa sprinteri u përpoq të mësonte për rrënjët e tij. Tani bota po mëson për të.

“Ëndrra ime ishte të mbërrija këtu dhe të shkoja në finale. Unë e fitova finalen dhe është diçka e pabesueshme. Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë moment”, u shpreh Jacobs.