Tokio 2020

Italiani Jacobs befason, fiton të artën olimpike në 100 metërsh

Atleti italian Lamont Marcell Jacobs ka befasuar duke fituar medaljen e artë olimpike në 100 metra sprint. Me këtë ai theu rekordin evropian.

Jacobs, që është kthyer në sprint në vitin 2018 pasi më herët kishte garuar në kërcim së gjati, triumfoi me kohë 9.80 sekonda në Tokio, duke qenë 0.04 sekonda para amerikanit Fred Kerley.

Kanadezi Andre de Grasse fitoi të bronztën, për të cilin është e bronzta e dytë me radhë në 100 metra.

Britaniku Zharnel Hughes u diskualifikua në garën finale pas startit të gabuar.

Grasse regjistroi rekord personal prej 9.89 sekonda.

Kinezi Su Bingtian, që u bë atleti i parë nga Azia pas 89 vjetëve që arriti në një finale në 100 metra në Lojërat Olimpike, doli i gjashti me kohë 9.98 sekonda.

Jacobs theu dominimin e xhamajkanit Usain Bolt, i cili fitoi tre herë radhazi të artën olimpike në 100 metra.