Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Sprinteri Jacobs do të jetë bartës i flamurit të Italisë në ceremoninë mbyllëse

Sprinteri i lindur në Teksas dhe befasia më e madhe e Lojërave Olimpike të Tokios, do të jetë bartës i flamurit të Italisë në ceremoninë mbyllëse.

Komiteti Olimpik i Italisë, ka njoftuar të enjten se Marcell Jacobs do të jetë bartës i flamurit italian.

Jacobs e fitoi medaljen e artë në vrapimin në 100 metra për 9.80 sekonda.

Ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike të Tokios që nisën më 23 korrik, do të mbahet të dielën.