Sprinterët e Italisë kanë befasuar në garën finale të stafetës 4x100 metra.
Të premten, Italia e fitoi medaljen e artë, me kohë 37.50 sekonda duke lënë pas vetes Britaninë që siguroi medaljen e argjendtë me kohë 37.51 sekonda.
Medaljen e bronztë e fitoi ekipi i Kanadasë, me kohë 37.70 sekonda.