Sprinterët amerikanë kanë shkëlqyer për ta fituar medaljen e artë në stafetën 4x100 metra. Ishte kjo gara e fundit e vrapimit në Kampionatin Botëror të atletikës në Tokio.
Amerikanët fituan me kohë prej 37 sekonda e 29 të qindtat. Kanadaja po ashtu kishte garë të mirë, ndërsa përfundoi në vendin e dytë me kohë prej 37 sekonda e 55 të qindtat. Medalja e bronztë i takoi Holandës me kohë prej 37 sekonda e 81 të qindtat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNoah Lyles udhëhoqi ekipin amerikan në garën atraktive në 4x100 metra. Për SHBA-në vrapuan edhe Keneth Bednarek, Courtney Lindsey dhe Christian Coleman.