Tokio 2020

Su Bingtian, aziatiku i parë pas 89 vjetëve që arrin në finale olimpike të 100-metërshit

Foto: AP
 

Kinezi Su Bingtian është bërë atleti i parë nga Azia në 89 vjetët e fundit që ka arritur në një finale të garës 100 metra në Lojërat Olimpike.

Su arriti në finale të dielën, duke vrapuar në garën gjysmëfinale një kohë prej 9.83 sekonda, që është rekord i ri i Azisë. Ndërkohë amerikani Trayvon Bromell, që ishte vlerësuar si favorit për të fituar të artën, ka dështuar të arrijë në finale.