Kevin De Bruyne vazhdon shkëlqimin te Manchester City.
Mesfushori belg bëri një asistim të mërkurën mbrëma në fitoren e Cityt kundër Sevillas 3:1 në Ligën e Kampionëve.
De Bruyne është i përfshirë në 40 gola për Cityn në vitin 2022 në 41 ndeshje të luajtura. Ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 24 herë. Asnjëherë lojtarë që luan në Premier League nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë.
Vendin e dytë e mban Harre Kane i Tottenhamit që është i përfshirë në 38 gola, kurse Mohamed Salahu i Liverpoolit është i treti duke u përfshirë në 32 gola.