Sport

De Bruyne, lojtari më i mirë në Premier League

Kevin de Bruyne është votuar si lojtari më i mirë i Premier Leagues për edicionin 2021-22.

Mesfushori belg ka shënuar 15 gola dhe ka regjistruar shtatë asistime për skuadrën e “qytetarëve” në këtë edicion.

Ndërkohë, bashkëlojtari i tij, Phil Foden, fitoi çmimin si futbollisti më i mirë i ri i ligës.

De Bruyne, 30-vjeçar, mori më së shumti vota nga publiku në sajtin zyrtar të Premier Leagues, ndërsa ishte edhe më i pëlqyeri nga 20 kapitenët e 20 klubeve të Premier Leagues, si dhe nga paneli i ekspertëve të futbollit.

De Bruyne që këtë çmim e fitoi edhe në sezonin 2019-20, i bashkohet Thierry Henrys, Cristiano Ronaldos dhe Nemanja Vidiqit, si lojtarë që janë vlerësuar më të mirët e sezonit më shumë se një herë.