Kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, është zgjedhur të shtunën lojtari më i mirë i Premier Leagues për këtë edicion.
Mesfushori portugez e barazoi numrin e asistimeve në Premier League në këtë edicion në fitoren ndaj Nottingham Forestit 3:2 fundjavën e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi i ka 20 asistime, ndërsa i ka shënuar edhe tetë gola në 37 ndeshje. E ndihmoi Unitedin ta sigurojë vendin e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve. Nga 20 asistime më parë brenda një sezoni i kanë pasur edhe Thierry Henry dhe Kevin de Bruyne.
Fernandes ka krijuar 132 shanse për gol, më shumë se çdo futbollist tjetër në elitën angleze. I ka 43 më shumë se Dominik Szoboszlai i Liverpoolit.
Fernandesi është lojtari i parë i Unitedit që e fiton këtë çmim prej vitit 2011.
Fituesi zgjidhet me votat e publikut, që kombinohen me ato të panelit të ekspertëve të futbollit.
Në garë për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit ishin edhe treshja e Arsenalit, portieri David Raya, Gabriel e Declan Rice, Erling Haaland e Antoine Semenyo të Manchester Cityt, Igor Thiago i Brentfordit dhe Morgan Gibbs-White i Nottingham Forestit.
Unitedi të dielën udhëton te Brightoni për ndeshjen e fundit të sezonit.