Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitorja e parë për Unitedin, Fernandes shkëlqen me “hat-trick”

Manchester United

Manchester Unitedi e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2026/27 në Premier League. 
Unitedi të dielën në kuadër të xhiros së dytë e mposhti Ipswich Townin në shtëpi me rezultatin e thellë 5:2.

Në fitoren e “Djajve të Kuq” shkëlqeu mesfushori portugez, Bruno Fernandes i cili realizoi “hat-trick” dhe bëri një asistim. 

31-vjeçari Fernandes e realizoi golin e parë, të tretë dhe të katërt. Ndërsa asistimin e bëri te goli i pestë të cilin e realizoi Bryan Mbeumo.

Goli i dytë i Unitedit ishte autogol. 

Ndërsa golat për Ipswichin i realizuan Leif Davis dhe Chuba Akpom. 

Unitedi në xhiron e parë u mposht nga Hull City me rezultatin 2:0. 

Ndërkohë për Ipswichin ishte disfata e parë. Në ndeshjen hapëse të edicionit fitoi ndaj Sunderlandit.