Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Foden, lojtari më i mirë i ri në Premier League

Mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden, u bë lojtari i parë që votohet dy herë rresht si “lojtari më i mirë i ri i Premier Leagues”.

21-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar pesë asistime këtë sezon, ndërsa City në krye të tabelës është afër ta fitojë titullin e kampionit të dielën.

Ai siguroi më së shumti vota nga paneli i Premier Leagues dhe publiku.

“Jam shumë i lumtur që e kam fituar këtë çmim për sezonin e dytë rresht. Jam shumë i lumtur me paraqitjet e mia këtë sezon dhe ka qenë diçka e madhe që kam kontribuuar për skuadrën në këtë sezon, që shpresoj të jetë tjetër vit i suksesshëm për ne. Të jem i nominuar në mesin e shumë lojtarëve të dalluar, është nder për mua pasi edhe ata kanë pasur suksese”, ka thënë Foden.

Foden mposhti konkurrencën e Trent Alexander-Arnold, Conor Gallagher, Tyrick Mitchell, Mason Mount, Aaron Ramsdale, Bukayo Saka dhe Declan Rice.

Ky çmim u jepet futbollistëve që janë nën moshën 23-vjeçare.