Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City i cakton çmimin De Bruynet

Kevin De Bruyne më nuk është i paprekshëm te Manchester City, pasi klubi anglez tashmë i ka caktuar çmimin mesfushorit belg.

Për ta lënë të lirë 32-vjeçarin në verë, City po kërkon të paktën 100 milionë euro pasi De Bruyne ende nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm ta rinovojë kontratën me kampionin e Anglisë.

Ai ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2025, ndërsa është pjesë e këtij klubi prej vitit 2015 nga skuadra e Freiburgut.

De Bruyne së fundmi është rikthyer nga lëndimi dhe ka shënuar një gol e ka bërë katër asistime në katër ndeshje të luajtura.

Në total, ai ka 360 paraqitje për Cityn në të gjitha garat, ku ka 97 gola dhe 155 asistime.

Artikuj të ngjashëm