Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, është bërë lojtari i pestë që ka arritur në shifrën e 100 asistimeve në Premier League.
Ai u është afruar legjendave të mëdha të futbollit anglez, ndërsa këtë shifër e arriti më shpejt se secili prej tyre.
Para De Bruynes janë Ryan Giggs me 162 asistime, Cesc Fabregas me 111, Wayne Rooney me 103, Frank Lampard me 102, shkruan “opta”.
Megjithatë, De Bruyne e arriti shifrën e jashtëzakonshme për vetëm 237 ndeshje, ndërsa të tjerëve iu deshën shumë më shumë ndeshje për këtë të arritur. Fabregasit iu deshën 293 ndeshje, Giggsit 367, Rooneyt 445, Lampardit 559.
Asistimin e 100-të, belgu e arriti në ndeshjen e Manchester Cityt ndaj Southamptonit të shtunën. Ai asistoi për Erling Haalandin në golin e dytë, në ndeshjen që City po e fiton 4:1.