Kevin De Bruyne ka shkruar historinë me Manchester Cityn, pasi ka thyer rekordin e klubit për më së shumti asistime.
Me asistimin për Phil Fodenin kundër Southamptonit të shtunën gjatë ditës, ai ka shkuar në kuotën e 94 asistimeve në Premier League për Cityn.
Rekordin e mëparshëm e mbante David Silva, që kishte 93 asistime me skuadrën e “qytetarëve”.
31-vjeçari ka asistuar edhe një herë tjetër për Chelsean në elitën e futbollit anglez, kështu që ka 95 asistime në total.
Në listën e përgjithshme në historinë e Premier Leagues është i pesti.
Ka 67 asistime më pak se Ryan Giggs, që ka 162 asistime gjithsej.
Artikuj të ngjashëm