Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallku: Kishim nevojë për pikët e plota

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka theksuar pas ndeshjes se është i lumtur që skuadra e tij fitoi tri pikë ndaj Trepçës ’89, por ka thënë se disa lojtarë nuk ishin në gjendje apo nuk kanë ditur t’i zbatojnë detyrat e stafit menaxhues të ekipit.

Dukagjini triumfoi 3:1 dhe afër ta sigurojë pozitën e katërt.

“Ndihem i tensionuar sepse ishte një ndeshje ku na nevojiteshin tri pikët të dyja skuadrave. Trepçës ’89 i duheshin për t’i ikur zonës së nxehtë. Në bazë të asaj që u krijua, nuk jam i kënaqur sepse kishim mundësi që me pak gjakftohtësi, ta godasim kundërshtarin. U vumë në një pozicion të palakmueshëm me një penallti në fund të ndeshjes, 2-3 minuta para fundit, ku gjithçka do të mund të ndodhte. Është një minus i madh për ne sot si ekip, duke pasur parasysh që lojtarëve u thamë që t’i mbanin pozitat e veta. Me disa lojtarë nuk jam i kënaqur shumë sepse atë që po ua sugjerojmë dhe kërkojmë nga ta, nuk ishin në gjendje apo nuk dinin t’i zbatonin detyrat tona. Do të merremi me këtë problematikë sepse një gjë të tillë nuk e toleroj”, theksoi Dallku.

Artikuj të ngjashëm