Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij dhe pikën e fituar ndaj Llapit.
Dukagjini, të enjten barazoi 1:1 në shtëpi kundër skuadrës së Llapit në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës.
Për Dukagjinin, kjo është pika e parë këtë edicion pas dy humbjeve në xhirot e para.
“Patëm paraqitje të mirë, shënuam gol të parët por pësuam në fillim të pjesës së dytë edhe pse kishim marrë të gjitha masat për të mos pësuar gol të tillë. Po përmirësohemi dita ditës, lojtarët po luajnë me dëshirën më të madhe. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, besoj se rezultatet nuk do të mungojnë”, ka thënë trajneri i Dukagjinit, Dallkut.
“Po ashtu, nuk po kemi edhe shumë fat për shkak se nuk po shënojmë përkundër rasteve, ndërsa po ndëshkohemi nga një gjysmërast i kundërshtarit”.