Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Costa do t’i bashkohet Benficas

Foto: Reuters

Skuadra e Benficas ka siguruar shërbimet e sulmuesit Diego Costa. Mësohet se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe gjithçka do të zyrtarizohet shumë shpejt. Costa do të transferohet te Benfica si lojtar i lirë por vetëm në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi 32-vjeçar është pa klub prej dhjetorit të vitit të shkuar kur e shkëputi kontratën me Atletico Madridin. Ai me Benfican do të firmos kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër kurse pritet të ketë një pagë vjetore prej tre milionë eurosh. Këtë edicion, Costa ka vetëm shtatë paraqitje dhe dy gola të shënuar në La Liga.