Sulmuesi Diego Costa, sipas të gjitha gjasave, karrierën do ta vazhdojë në Portugali. “Goal.com” ka raportuar të hënën se skuadra e Benficas tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Costas, i cili është futbollist i lirë pas shkëputjes së kontratës me Atletico Madridin muaj më parë.
Bëhet e ditur se Benfica i ka ofruar atij kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej tre milionë eurosh.
Te Benfica e shohin Costan si përforcim të duhur për repartin e sulmit, duke u bazuar në përvojën e tij tek Atletico dhe Chelsea, skuadra me të cilat ka fituar trofe.
32-vjeçari gjithashtu ka edhe 24 paraqitje e dhjetë gola të shënuar me Përfaqësuesen e Spanjës.