Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte në negociata me Tottenhamin

Foto: Reuters

Antonio Conte pritet të jetë trajner i skuadrës së Tottenhamit për sezonin e ardhshëm, ka raportuar “Sky Sport Italia” të mërkurën.

Bëhet e ditur se Conte është në negociata të avancuara me krerët e Tottenhamit dhe marrëveshja mes palëve pritet të arrihet gjatë kësaj jave.

Te Tottenhami po e shohin Conten si trajnerin e duhur për ta udhëhequr ekipin, i cili aktualisht është pa trajner.

Në anën tjetër, Conte është i papunë pasi javë më parë dhe dorëheqje nga Interi, ekip me të cilin e fitoi titullin e kampionit në Serie A edicionin e fundit.