Trajneri italian, Antonio Conte, ka thënë se vendimin për të ardhmen e tij te Tottenhami do ta marrë në fund të sezonit aktual.
Ai ka thënë se nuk është momenti i duhur për të folur për të ardhmen. Ai me Tottenhamin u eliminuan të mërkurën nga Liga e Kampionëve pas barazimit pa gola kundër Milanit në Londër.
Milani kaloi në çerekfinale falë fitores 1:0 në Itali.
“Unë kam një kontratë me Tottenhamin dhe Tottenhami i di shumë mirë mendimet e mia. Në fund të sezonit ne takohemi dhe më pas marrim një vendim”, ka thënë Conte.
Italiani 53-vjeçar në krye të Tottenhamit është prej vitit 2021.
Artikuj të ngjashëm