Antonio Conte do të largohet nga Tottenhami në fund të sezonit për t’u rikthyer në futbollin italian. Kështu ka shkruar “Daily Mail” të enjten pasi Conte i ka bërë me dije Tottenhamit se nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin përtej këtij sezoni.
Mësohet se italiani përfundimisht ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në verë dhe po pret ofertat nga skuadrat italiane. Conte po dëshiron të kthehet në Serie A pasi nuk është i kënaqur te Tottenhami për shkak të presionit të madh.
Ai ka suksese të mëdha në Itali, pasi ka fituar tituj me Juventusin dhe Interin. 53-vjeçari është në krye të Tottenhamit prej vitit 2021 dhe tek ekipi londinez ka një pagë vjetore prej 17 milionë eurosh.