Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte i pasigurt për të ardhmen

Antonio Conte nuk është aspak i sigurt për të ardhmen e tij si trajner i Tottenhamit. Italiani ka pranuar se nuk e di nëse do ta vazhdojë bashkëpunimin me ekipin anglez edhe përtej këtij sezoni. Kontrata e Contes me Tottenhamin i skadon në qershor të këtij viti.

Megjithatë, rezultatet e fundit kanë bërë që Tottenhami të mos luftojë për titullin e kampionit, por ta kërkojë një vend që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

“Kam një sfidë para vetes dhe mund të largohem nëse dështoj. Ne duhet të përmirësohemi dhe të kërkojmë një vend në Champions për sezonin e ri”, ka pranuar Conte.

Ai është në krye të Tottenhamit prej nëntorit të vitit 2021, kur në postin e trajnerit e zëvendësoi Jose Mourinhon e shkarkuar.