Kontrata e Antonio Contes me Tottenhamin skadon në fund të edicionit. Trajneri italian nuk e ka mohuar e as pohuar qëndrimin më gjatë te klubi anglez. Ai në konferencë për media të premten ka thënë se kontratën e re duhet ta meritojë.
“Ju e dini shumë mirë se kontrata më skadon në qershor. Klubi duhet të bëjë një vlerësim më të mirë deri në atë kohë. Të shohim se çfarë do të ndodhë në pjesën tjetër të sezonit, nëse jemi të kënaqur me përmirësimet që po bëjmë. Është e rëndësishme për mua profesionalisht ta meritoj kontratën e re. Unë dua ta ndiej këtë. Do të flas me klubin dhe do të gjejmë zgjidhjen më të mirë”, ka thënë Conte.
Trajneri 53-vjeçar në krye të ekipit anglez është prej vitit të kaluar.