Trajneri Antonio Conte nuk po nxiton për ta rinovuar kontratën me Tottenhamin, ndonëse krerët e klubit anglez po insistojnë një gjë të tillë. “The Sun” ka raportuar se Conte e ka shtyrë takimin për të diskutuar rinovimin e kontratës me Tottenhamin për një kohë të pacaktuar.
Atij i skadon kontrata me ekipin anglez në fund të këtij edicioni dhe thuhet se Conte është i fokusuar për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme para se të fillojë negociatat.
Megjithatë, raportohet se Conte nuk po dëshiron që edhe pas këtij sezoni të punojë në Angli, pasi po synon kthimin në futbollin italian.
Ai po përmendet si kandidati numër një për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin në krye të Juventusit pas përfundimit të sezonit aktual.