Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cityt i kthehen Walker e Stones për ndeshjen vendimtare

Kyle Walker

Problemet e Manchester Cityt në repartin e mbrojtjes duket se janë përmirësuar përpara ndeshjes së fundit të këtij edicioni në Premier League.

City të dielën përballet me Aston Villan, ndeshje që patjetër duhet ta fitojë për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kyle Walker, dhe qendërmbrojtësi John Stones u stërvitën me pjesën tjetër të ekipit të enjten, pavarësisht se më parë ishin përjashtuar për pjesën e mbetur të sezonit nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola.

City ka konfirmuar kthimin e mbrojtësve, të cilët pritet të jenë në dispozicion të Guardiolas për duelin me Aston Villas.

Aktualisht City ka një pikë më shumë se Liverpooli në tabelë, i cili të dielën në të njëjtën kohë luan në shtëpi kundër Wolverhamptonit.