Manchester City do të jetë pa dy mbrojtësit, Kyle Walkerin e John Stonesin për ndeshjen kampionale kundër Leeds Unitedit.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, të premten në konferencën për shtyp ka konfirmuar mungesën e dy lojtarëve që janë të lënduar dhe ka gjasa që të mos rikthehen në fushë deri pas përfundimit të këtij sezoni.
City është mysafir i Leedsit në ndeshjen që luhet të shtunën në kuadër të xhiros së 34-të në Premier League.
City prin në tabelë me 80 pikë të mbledhura, një më shumë se Liverpooli që zë vendin e dytë është mysafir i Newcastle Unitedit, po ashtu të shtunën.
“Mungojnë Walker e Stones që nuk jam i sigurt nëse do të kthehen këtë edicion nga lëndimi”, ka thënë Guardiola, që i është gëzuar kthimit të Joao Cancelos nga suspendimi.