Manchester City ka mbetur për një periudhë pa mbrojtësin John Stones, i cili ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit, ka shkruar “Sky Sports” të mërkurën.
Stones ka dëmtuar muskulin e këmbës në duelin kundër Young Boysit që u zhvillua të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCity e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3:0, ndërsa Stones u detyrua të largohet në pjesën e parë nga fusha. Klubi anglez nuk ka bërë të ditur sa do të mungoj Stones, por thuhet se ai nuk pritet të rikthehet në fushë deri në muajin e ardhshëm.
Në fakt, Stones para një muaji u rikthye nga lëndimi që e detyroi t’i mungojë Cityt në dhjetë ndeshje në të gjitha garat. Deri më tani, 29-vjeçari ka regjistruar 6 paraqitje për kampionin e Anglisë në të gjitha garat.