Mbrojtësi John Stones do të mbetet jashtë fushës të paktën edhe për një muaj, pasi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi, ka njoftuar të hënën trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Ai ka thënë se Stones nuk do të jetë as pjesë e Anglisë për ndeshjet e muajit të ardhshëm, me Ukrainën në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024” dhe miqësoren ndaj Anglisë. Sipas Guardiolës, Stones pritet të rikthehet në fushë në gjysmën e muajit shtator.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo29-vjeçari u lëndua gjatë fazës përgatitore dhe nuk ka luajtur në fitoret e Cityt ndaj Burnleyt, Sevillas e Newcastle Unitedit.
Mungesa e tij është e madhe te City, duke pasur parasysh se Guardiola nuk mund të llogaritë as në mesfushorin Kevin De Bruyne. Stones do t’i mungojë Cityt edhe në dy ndeshjet kampionale, me Sheffield Unitedin e Fulhamin.