Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Stones i bashkohet Interit

John Stones

John Stones është futbollisti më i ri i kampionit të Serie A, Inter. 

Interi të enjten mbrëma e zyrtarizoi transferimin e reprezentuesit të Anglisë. 

Stones i bashkohet Interit si futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Manchester Cityn. 

32-vjeçari me “Nerazurrët” ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2028.

“John Stones është gati të nisë një kapitull të ri në Itali. Një ambient i ri, një kampionat i ri dhe një sfidë e re, i mbështetur nga e gjithë përvoja që ka fituar gjatë karrierës së tij. Pasi shkroi histori në Manchester, Stones është gati të nisë aventurën e tij të re me Interin”, ka shkruar gjiganti italian në faqen zyrtare. 

Edhe Stones ka mbërritur në Itali Futboll Stones ka mbërritur në Itali

Stones pjesë e Cityt ishte nga viti 2016. 

Qendërmbrojtësi me përvojë me Cityn zhvilloi 295 ndeshje, derisa kontribuoi me 19 gola dhe nëntë asistime.