Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola beson se City do t’i tejkalojë problemet

Pep Guardiola

Pep Guardiola është i bindur se lëndimet nuk do ta pengojnë skuadrën e tij, Manchester Cityn, ta fitojë titullin e Premier Leagues.

Kampioni në fuqi i elitës së futbollit anglez nuk ka shumë opsione në mbrojtje, për shkak se Aymeric Laporte dhe Fernandinho, që luajtën në qendër të mbrojtjes kundër Wolverhamptonit në mesjavë, pësuan goditje.

Guardiola nuk mund të llogaritë as në John Stonesin, Ruben Diasin dhe Kyle Walkerin, të gjithë të lënduar. Në dyshim për të luajtur është edhe Nathan Ake.

Megjithatë, tekniku spanjoll është duke pritur lajme nga stafi mjekësor, për ta bërë planin për udhëtimin te West Hami.

“Për dy ndeshjet e mbetura, lojtarët do ta bëjnë më të mirën, edhe ata që nuk do të luajnë në pozitat e tyre”, ka thënë ndër të tjerash Guardiola.