Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Guardiola kërkon kualifikimin në Champions

guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, deklaroi se synimi i skuadrës deri në përfundimin e këtij edicioni është që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

City pas 31 ndeshjeve të zhvilluara në Premier League ka 52 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë.

Pesë vendet e para dërgojnë në “Champions”.

Vendin e pestë e zë Newcastle Unitedi me 53 pikë por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kampioni në fuqi i Anglisë, City, ka dëshpëruar me rezultate këtë edicion.

“Sfida është të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Kemi një skuadër në top formë në këta dy muajt e fundit. Jam i kënaqur me mënyrën se si e trajtuam situatën e lëndimeve dhe ku jemi aktualisht”, ka thënë Guardiola të premten në konferencë për shtyp.

Edhe Guardiola largohet nga Manchester City pas dekadës shumë të suksesshme Futboll Guardiola largohet nga Manchester City pas dekadës shumë të suksesshme

City ndeshjen e ardhshme në Premier League e ka të shtunën nga ora 13:30 me Crystal Palacen.

54-vjeçari Guardiola theksoi se është gjithmonë vështirë të luash ndaj Crystal Palace.

“Gjithmonë është e vështirë të luash ndaj Palacet. Unë e admiroj trajnerin Oliver Glasner dhe mënyrën se si luan. Por ne duhet të jemi optimistë për të përfunduar sa më mirë këtë sezon”, deklaroi Guardiola.