Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se i pëlqen ta shikoj Arsenalin kur luan pasi sipas tij, “mëson shumë” nga “topçinjtë”.
Arsenali është në garë për ta fituar Premier Leaguen dhe Ligën e Kampionëve.
Ka gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë, City.
Në gjysmëfinale të Championsit, Arsenali luan ndaj Atletico Madridit.
Arsenali është kritikuar shumë së fundmi pasi 37 për qind të 62 golave në ligë, i ka shënuar nga goditjet e dënimit. Për më tepër, Arsenali i ka realizuar vetëm dy gola nga loja e hapur në pesë ndeshjet e fundit.
Arsenali luan në udhëtim te City të dielën dhe është ndeshje që mund ta vendos titullin.
Edhe
Guardiola ka kritika ndaj VAR-it
“Njerëzit duan të fitojmë dhe ne do të luftojmë. Një aspekt që është shumë, shumë i rëndësishëm, është se ne nuk mund të luftojmë kundër Arsenalit që ka 22 vjet pa e fituar titullin. Arsenali ka diçka të veçantë”, deklaroi Guardiola të premten në konferencën për shtyp.
Guardiola ka thënë se nëse City mposhtet, titulli do t’i takojë Arsenalit.