Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, thotë se Manchester City do të ketë përparësi psikologjike në garën për titull të kampionit në Premier League.
Lideri i Arsenalit, që ka gjashtë pikë më shumë dhe po ashtu një ndeshje më shumë se City, udhëton për në stadiumin “Etihad” të dielën për përballje me skuadrën e Pep Guardiolas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur në “The Wayne Rooney Show”, ikona angleze tha se “City di si të fitojë tituj” dhe “ka trajner që di si ta bëjë këtë”.
“Mendoj se City do të ketë përparësi në këtë, për shkak të trajnerit dhe lojtarëve që i ka. Ata do të jenë në gjendje të qëndrojnë pak më të qetë se lojtarët e Arsenalit”, ka theksuar Rooney.
“Lojtarët e Arsenalit do të jenë të brengosur pasi kur humb disa ndeshje, ju filloni të mendoni ‘kur do të jetë goli i radhës, kur do të vijë fitorja e radhës?’. Është qasje negative që vërtet ka ndikim në paraqitjen tuaj”.
Manchester City fitoi 3:0 ndaj Chelseat të dielën dhe hapi garën pas humbjes 2:1 që Arsenali e pësoi të shtunën nga Bournemouthi.
Rooney ka theksuar se ajo skuadër që e fiton ndeshjen e së dielës në Manchester do të jetë favorite për ta fituar titullin. Ai vlerëson se barazimi do të jetë rezultat i mirë për Arsenalin.
Rooney ka thënë se skuadra e Mikel Artetas duhet të jetë “vështirë e thyeshme, të mos lejojë hapësira mes linjave dhe të tentojë ta godasë kundërshtarin”.
“Pavarësisht nëse tifozët pëlqejnë një lojë të tillë, Arsenali duhet të bëjë çdo gjë për ta ndalur Cityn”.
Legjenda tjetër e Manchester Unitedit, Gary Neville, ka theksuar se Arsenali duhet ta mposhtë Cityn në ndeshjen vendimtare. Sipas tij, Manchester City është gati për gjah pas dështimeve rresht të Arsenalit.
“Nëse Arsenali nuk e fiton titullin këtë edicion, atëherë do të jetë vërtet traumatizuese. Arsenali ka ndeshje fillimisht në Champions dhe kjo mund ta ndihmojë. Nëse do të kishte tërë javën për të menduar për ndeshjen ndaj Cityt, nuk mendoj se do të ndihmonte. Duke avancuar në gjysmëfinale të Championsit, Arsenali mund të fitojë vetëbesimin e nevojshëm”, ka thënë Neville.