Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City ofron Guendoganin për Arthurin

Manchester City është i interesuar në një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh me skuadrën e Juventusit, ka bërë të ditur “Calciomercato” të hënën.

Bëhet e ditur se City ka ofruar mesfushorin Ilkay Guendogan për brazilianin Arthur Melo, i cili është nxjerrë në shitje nga Juventusi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

City po e shohin Arthurin si përforcim të rëndësishëm pasi pëlqehet nga trajneri Pep Guardiola.

Në anën tjetër, Guendogan te Juventusi do të mund ta mbulonte mungesën e Paul Pogbas të lënduar. Guendogani ka kontratë me Cityn deri në vitin e ardhshëm, ndërsa Arthur ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025.