Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arthuri largohet nga Juventusi

Pas Juan Cuadrados, edhe mesfushori Arthur Melo do të largohet nga skuadra e Juventusit gjatë kësaj vere.

Në një intervistë të martën për mediumet italiane, Arthur ka thënë se po shqyrton të gjitha ofertat për të ardhmen e tij.

26-vjeçari ka pranuar se ishte i pafat te Juventusi shkaku i lëndimeve, të cilat e përcollën edhe te skuadra e Liverpoolit.

Ai edicionin e shkuar ishte i huazuar te Liverpooli, por nuk regjistroi shumë paraqitje. Arthur ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2025 dhe ekipi italian për ta lënë të lirë po kërkon të paktën 20 milionë euro.

Ai në Evropë, karrierë ka bërë edhe te skuadra e Barcelonës, ndërsa ka shtuar se në edicionin e ri, pret të rikthehet në formën e tij më të mirë.

Artikuj të ngjashëm