Mesfushori i Brazilit, Arthur Melo nuk do të jetë pjesë e Juventusit për këtë edicion.
“Football-Italia” ka njoftuar të enjten se Arthuri tashmë është larguar nga Juventusi dhe do të prezantohet gjatë ditës së sotme te Liverpooli.
Ai do të huazohet për një vit tek ekipi anglez, i cili do ta ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij. Po ashtu, interesim për 26-vjeçarin kishin shfaqur edhe Sportingu e Valencia, por kushtet e ofruara nga Liverpooli bindën Juventusin ta lirojë në formë huazimi. Arthuri është pjesë e Juventusit prej vitit 2020 dhe ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025.