Mesfushori brazilian Arthur Melo do të largohet nga skuadra e Juventusit.
“Tuttosport” ka raportuar të shtunën se krerët e Juventusit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Arthurin, i cili nuk po bind me paraqitjet e tij dhe po ashtu ka pasur lëndime prej se u transferua në Itali nga Barcelona.
Këtë edicion, Arthur ka vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat dhe Juventusi është i gatshëm ta lë të lirë për një dëmshpërblim prej 40 milionë eurosh.
25-vjeçari ka kontratë me ekipin nga Serie A deri në verën e vitit 2025. Gjasat janë të mëdha, që Arthur karrierën ta vazhdojë në Premier League.